IT Outsorsing
Bizneset sot kanë nevojë për më shumë sesa thjesht një individ që mirëmban sistemet tuaja teknologjike. Minimalisht, një personel I juaj IT duhet t’i mbajë burimet tuaja teknologjike funksionale, por duhet më shumë se një IT funksionale për ta çuar biznesin tuaj aty ku ju dëshironi. Ajo që I duhet vërtet biznesit tuaj është që burimet tuaja teknologjike mos të dështojnë në problemin më të vogël.
Personeli juaj IT duhet të jetë proaktiv në lidhje me dhënien e zgjidhjeve për problematikat e biznesit tuaj dhe të këtë një vision të qartë të qëllimeve që ju doni të arrini. Por, më e rëndësishmja, ata duhet të rekomandojnë teknologjitnë që përputhet më ato qëllime, ndërsa sigurohen që të dhënat tuaja të jenë të sigurta.
Ka shumë arsye pse mund të jeni të pakënaqur nga personeli tuaj IT, më poshtë po listojme disa nga arsyet që dëgjojmë më shpesh nga klientët tanë.
- Personeli juaj IT nuk po ju ndihmon të përfitoni sa më shumë nga burimet tuaja teknologjike.
Sistemet kanë shumë zgjidhje për të ofruar, por ju duhet të dini mënyrën më të mirë për ti përdorur dhe cilat prej këtyre zgjidhjeve si dhe kur duhet zbatuar në biznesin tuaj. Personeli juaj IT duhet të punojë me biznesin tuaj për t’ju ndihmuar të indentifikoni boshllëqet rreth optimizimit të këtyre sistemeve dhe të sigurojë suport të vazhdueshëm për të ndihmuar punojsit tuaj të përdorin aplikacionet dhe teknologjinë për të arritur më shumë në më pak kohë. Një suport IT I jashtëm do të punojë për të vlerësuar sistemet tuaj ERP dhe optimizuar ato me nevojat e biznesit tuaj, gjithashtu do të punojë dhe suportojë stafin tuaj në çdo moment për të siguruar mbarëvajtjen fluente të punës.
- Duhet shumë kohë për të marrë mbështetje IT kur ju keni nevojë.
Produktiviteti i punonjësve është thelbësor për të nxitur suksesin e biznesit tuaj. Kur punonjësit tuaj nuk janë në gjendje të marrin mbështetjen e TI-së që u nevojitet kur ju nevojitet, është biznesi ai që e vuan. Mbështetja e përgjegjshme dhe proaktive e TI-së është thelbësore për mbarëvajtjen në punë dhe për të shmangur problematikat gjatë rrugës.
Nëse ekipi juaj ankohet se ka shpenzuar shumë kohë për të marrë mbështetjen IT, ka shumë mundësi që departamenti jua IT nuk ka burimet ose kapacitetin operacional për t’i shërbyer biznesit tuaj sipas nevojës. Departamenti tuaj IT duhet tju japë siguri, jo vetëm sa shpejt ai do ti përgjigjet thirrjes për një problem por dhe sa shpejt do ti japi zgjidhje për te mos ndikuar në mbarëvajtjen e punës ditore. Prandaj zgjedhja ideale për një biznes do të ishte një departament IT i jashtëm i cili ka burimet dhe kapacitetin operacional për të zgjidhur me shumë se një problematikë në të njëjtën kohë.
- Ju vazhdimisht përballeni me kosto të paplanifikuara per IT.
Nëse IT-ja juaj është përqëndruar në rregullimin e problematikave vetëm në momentin që ato shfaqen do të përjetoni kosto të përsëritura dhe të befasishme për strukturën tuaj IT. Jo vetëm që ekipi juaj IT duhet të përqëndrohet në parandalimin e problemeve teknologjike, por ata gjithashtu duhet të bashkpunojnë me ekipin tuaj drejtues për ta ndihmuar në planifikimin e buxhetit për teknologjinë e nevojshme për biznesin tuaj. Një departament IT i jashtëm ju vjen në ndihmë me konsulencë e tij për parandalimin e këtyre problematikave.
- Po përjetoni të njëjtat problematika IT përsëri dhe përsëri.
A po ju ankohen punonjësit tuaj për të njëjtën problematikë IT vazhdimisht? Nëse problemet IT nuk marrin zgjidhjet e duhura ato do të pengojnë në produktivitetin e ekipit që do të ndikoj drejtpërdrejt në biznesin tuaj. IT-ja juaj nuk duhet thjeshtë të japi një zgjidhje të momentit. Por në anën tjetër një mbështetje proaktive kërkon stafin e duhur IT për të bërë planifikimet dhe inplementimet e duhura. Një deparament IT i jashtëm ka një skuadër ekspertësh të dedikuar optimizimit teknologjik të biznesit tuaj.
- Departamenti juaj IT nuk e kupton biznesin tuaj.
Nëse departamenti juaj IT nuk e kupton biznesin tuaj, ai nuk mund t’ju japi mbështetjen IT që ju nevojitet për të qënë të sukseshem. Biznesi juaj është unik, dhe një zgjidhje e vetme për gjithcka nuk do të mund ta mbështesë atë në nevojat dhe kërkesat specifike që ka. Një departament ITtju i jashtëm ju vjen në ndihme duke bërë rekomandimet për investime dhe zbatuar zgjidhjet IT që përputhen me objektivat tuaja afatëgjata për realizimin e qëllimeve tuaja.
- Ju nuk e dini nëse informacioni juaj në rrjet është i sigurt dhe i mbrojtur.
Nëse problematikat IT ndihen dhe janë të dukshme shpesh IT-ja juaj duke u kujdesur për të rregulluar vonesat operacionale, anashkalon rreziqet e sigurisë të informacionit. Nëse IT-ja juaj nuk punon në mënyre aktive me biznesin tuaj për të informuar punonjësit rreth sigurisë kibernetike dhe duke marrë masat e duhura për mbrojtjen e të dhenave, informacioni i biznesit tuaj përballet me një rrezik të konsiderueshëm.
Ju duhet të dini cilat porocedura, politika dhe teknologji po përdoret për të mbrojtur biznesin tuaj nga kërcenimet kibernetike. Për më tepër ata duhet tju sugjerojnë praktikat dhe zgjidhjet me të fundit të sigurisë kibernetike.
Techi si një departament i jashtëm IT, ndërton strukturë teknologjike qe i përshtatet biznesit tuaj duke pëfshirë të gjithë elementët rreth strategjisë, dizajnit, implementimit, mbështetjes dhe sigurisë tuaj.
Kur bëhet fjalë për t’u marrë me suportin e dobët IT, shpeshëherë keto çikerima ju marrin kohë dhe ju çojnë larg asaj që ka më shumë rëndësi, biznesit tuaj. Programoni kohën tuaj, kontaktoni një përfaqësues Techi për të mësuar më shumë rreth mënyrës të sukseshme që ne operojmë në IT dhe faktit pse një departamet IT i jashtëm është zgjidhja e duhur për ju dhe biznesin tuaj.