Techi
Çdo ditë dhe më shumë teknologjia prek çdo pjesë të një biznesi. Por ndërsa teknologjia evoluon dhe nevojat e biznesit ndryshojnë, kjo e bënë gjithnjë e më të vështirë për të planifikuar buxhetin tuaj IT.
Shpenzimet e IT nuk duhet të jenë kur një surprizë, megjithatë kjo ndodh shpesh në shumë biznese, të cilët shpenzojnë pak ose më shumë se çduhet për investimet e tyre në IT. Kjo ndodh si pasojë e mungesës së planifikimit për buxhetit IT që është i nevojshëm për biznesin e tyre.
Para se të filloni të planifikoni buxhetin tuaj IT.
Para se të filloni të krijoni një plan buxhetor efektiv, ju duhet si fillim të vlerësoni statusin aktual të IT-së në biznesin tuaj.
Një specialist IT duhet te bëjë një vlerësim të infrastrukturës IT të biznesit tuaj, duke ekzaminuar arkitekturën e saj të përgjithshme aplikacionet që përdoren dhe të identifikojë nivelin e sigurisë të informacioneve tuaja. Në këtë mënyrë do të mund të ndaj problematikat të nivelit të lartë që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, si dhe problematika me rrezik më të ulët që duhen zgjidhur.
Duke indentifikuar problematikat në infrastrukturën tuaj IT dhe duke pasur të qarta qëllimet e biznesit tuaj ju sigurojnë një planifikim më të lehtë për buxhetin tuaj IT
Planifikimi i buxhetit IT.
Një buxhet IT i mirëfilltë duhet të përfshije të gjithë biznesin tuaj dhe të përfshijnë çdo shpenzim që është i lidhur me teknologjinë.
Buxhetet e IT-së duhet gjithashtu të dokumentojnë shpenzimet vjetore dhe mujore të përsëritura, si dhe kostot fillestare për çdo instalim ose përditësim të pajisjeve.
Një buxhet IT duhet të sigurojë planifikimin e kostove të sistemeve dhe shërbimeve të mëposhtme:
- Instalim dhe përditësim hardëare (serverë, routerë, stacione pune dhe pajisje të tjera të rrjetit)
- Licencat dhe abonimet e softëare (aplikacione, programe pune)
- Shërbimet cloud
- Internet dhe telefon
- Mirëmbajtja e infrastrukturës IT
- Pagat e IT-së
- Siguria kibernetike
Buxheti IT i kompanisë suaj duhet të planifikojë shpenzimet për 12 muaj, duke përfshirë kostot fillestare për projekte të reja dhe kostot e vazhdueshme në lidhje me mirëmbajtjen. Edhe pse buxheti juaj do të mbulojë 12 muaj të shpenzimeve IT, ju duhet të vlerësoni shpenzimet 18 deri në 24 muaj në këtë mënyrë ju siguroheni që kompania juaj po harton një buxhet eficent për mbarëvajtjen e strukturës IT të kompanis tuaj.
Kurseni tani, paguani më vonë.
Departamenti i finances është ai që planifikon buxhetin IT për biznesin. Në këtë mënyrë tipike, kompanitë vendosin mënjanë një fond të përgjithshëm për shpenzimet e teknologjisë që përdoret kur nevojitet. Kjo mënyrë planifikimi për buxhetin IT shpesh çon në shpenzime të tepërta sepse ju nuk keni marrë kohë për të vlerësuar infrastrukturën aktuale ose për të planifikuar siç duhet investimet e nevojshme ose implementimin e risive teknologjike.
Mjë planifikim i mirë i buxhetit IT eliminojnë shpenzimet e kota dhe standartizimin e infrastruktures IT për biznesin tuaj. Me një buxhet të planifikuar, kompanitë mund të sigurohen për mbarëvajtjen e struktures IT dhe që ajo të është në përputhje me qëllimet e biznesit.
Nëse doni të mësoni më shumë rreth planifikimit të buxhetit për departamentin tuaj të IT kontaktoni një përfaqësues Techi!