IT Outsorsing
Çdo biznes është i ndryshëm dhe nevojat e tij për teknologjinë ndryshojnë midis tyre. Kompanitë që duan të përmirësojnë IT-në e tyre shpesh e shohin veten duke vlerësuar pro dhe kundër një departamenti IT të jashtëm apo të brendshëm. Megjithëse të dy opsionet ofrojnë një zgjidhje për menaxhimin e teknologjisë, pronarët e bizneseve duhet të jenë të vetëdijshëm për ndryshimet kryesore midis të dy zgjedhjeve për të marrë një vendim sa më te volitshëm për biznesin e tyre.
Kur vlerësoni të mirat dhe të këqijat e IT-së së brendshme dhe të jashtme, mos i shikoni gjërat thjesht nga jashtë. Merrni kohë për të vlerësuar shpenzimet e rekrutimit, trajnimit dhe mirëmbajtjes së një ekipi IT të brendshëm, si dhe aftësinë e një stafi të vogël për të ofruar rekomandime e duhura dhe një plan IT të mirëfilltë për të ardhmen e biznesit tuaj.
Nga një departament IT i jashtëm, ju do të merrni të gjitha përfitimet e një departamenti të plotë të IT me një kosto fikse mujore, duke ju lejuar të përqendroheni në atë që bëni më mirë – drejtimin e biznesit tuaj. Kontaktoni një nga perfaqësuesit tanë për të mësuar më shumë!